Vendosni fjalën kyçe....

Haiti arreston mjekun me lidhje në SHBA që dyshohet si organizatori i atentatit ndaj presidentit, donte të ngjitej vetë në pushtet


Një mjek i lindur në Haiti me lidhje dekada të vjetra në Florida, SHBA, është arrestuar si një organizator i dyshuar i vrasjes së Presidentit Jovenel Moise. Ndërkohë, Uashingtoni ka dërguar një ekip ekspertësh në Haiti për të ndihmuar në hetimin.

Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, u arrestua dhe dyshohet si ‘figura qendrore’ e ekzekutimit, duke u bërë i dyshuari i tretë që ka lidhje me SHBA-në në komplotin e pretenduar.

Është e paqartë nëse ai në të vërtetë ka shtetësi amerikane, por sipas ‘Miami Herald’, një burrë me atë emër i cili’”identifikohet’ si një profesionist mjekësor ka mbi një duzinë biznesesh të ndryshme të regjistruara në emrin e tij në Florida gjatë 20 viteve të fundit.

Policia haitiane beson se Sanon pretendohet të ketë komplotuar për të hequr nga pushteti Presidentin Moise – dhe përfundimisht për të vënë veten si president – por plani origjinal doli jashtë kontrollit.

“Ai arriti me aeroplan privat në qershor me objektiva politikë dhe kontaktoi një firmë private të sigurisë për të rekrutuar njerëzit që kryejnë këtë akt. Misioni fillestar që iu dha ekipit të mercenarëve ishte për të mbrojtur individin me emrin Emmanuel Sanon por më pas misioni ndryshoi.” – tha shefi i policisë Leon Charles tha në një konferencë shtypi të dielën.

Moise u qëllua për vdekje nga një grup personash të armatosur në shtëpinë e tij afër Port-au-Prince në një bastisje, gjatë së cilës sulmuesit dyshohet se janë hequr si agjentë të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA).

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani