Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua me tre plumba pas shpine, hollësi të reja nga atentati ndaj Vinçens Pirolit në Shkodër


Hollësi të reja kanë dalë lidhur me atentatin ndaj Vinçens Pirolit në Shkodër mbrëmjen e djeshme.

Në dëshminë e tij, 34-vjeçari ka thënë se ka shkuar për ndihmë në spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt se në spitalin e Shkodrës.

I riu nga Kurbini u qëllua me tre plumba me një pistoletë me silenciator teksa ecte në këmbë në Urën e Bunës. Ai mori tre plumba në shpatull e brinjë.

Pas atentatit Piroli ka kërkuar ndihmën e një të afërmi dhe i ka kërkuar që ta çojë në Spitalin e Lezhës. Aktualisht shënjestra e atentatit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Piroli dyshohet si vrasës më pagesë dhe ishte në kërkim për vrasjen e 69-vjeçarit Momcilo Durisiç të ndodhur në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi në korrik të vitit të shkuar.