Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë në rrethana të paqarta 34-vjeçari në Kurbin


Një 34-vjeçar është plagosur më armë në Sanxhak të Kurbinit.

Shtetasi  Viçenc Piroli është paraqitur në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri ndërsa është dërguar më pas në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë policia po vijojnë kontrollet për identifikimin e personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe të identifikojnë autorin.

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”-njofton policia.