Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga plagosja e Viçenc Pirolit: U qëllua në Shkodër por shkoi të kurohej në Lezhë nga frika


Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e Vinçenc Pirolit mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Neës 24 raporton se 34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje sonte ka marrë dy plumba afër stomakut.

Piroli është qëlluar tek Ura e Bunës. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është qëlluar me pistoletë me silenciator. Ai ka telefonuar familjen dhe u ka thënë të kenë kujdes.

Me makinën e një kushëririt të tij, që i është dhënë ne përdorim një prej të njohurve të Pirolit është transferuar në spitalin e Lezhës, pasi në Shkodër ka patur frikë.