Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas policin në Korçë


Një punonjës policie është aksidentuar në Korçë.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas të dhënave mësohet se polici është përplasur nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Efektivi i plagosur është transportuar me urgjence drejt  spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.