Vendosni fjalën kyçe....

Garda e Mbretëreshës Elisabeth merr para djalin e vogël dhe e rrëzon (Video)


Një video e postuar në internet tregon çastin kur një roje në Kullën e Londrës, një pikë referimi në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, përplaset me një fëmijë me ngjyrë teksa marshonte, duke e rrëzuar në tokë.

Në pamjet, të ngarkuara në TikTok në fillim të kësaj jave, dy roje mbretërore të vendosura në Kullën e Londrës mund të shihen duke ecur me hap rreshtor. Ndërsa turma e vogël hap rrugën për rojet, një djalë mbetet në rrugën e ushtarëve.

Pak para se të përplasej me djalin, një nga rojet bërtet ‘Hape rrugën!’ ndërsa djali nuk arrin të largohet. Fëmija megjithatë ngrihet shpejt në këmbë dhe nuk u duk se kishte probleme.

Videoja nxiti bujë në rrjet teksa shumë komentues thanë se u bëri përshtypje mungesa e dhembshurisë së rojes për djalin. Të tjerë thanë se ai thjesht po bënte punën e tij. Disa njerëz në rrjetet sociale fajësuan edhe prindërit.

Faqja e internetit Historic Royal Places thotë se vizitorët në Kullën e Londrës ‘këshillohen të jenë të respektueshëm dhe të qëndrojnë me kujdes kur rojet marshojnë dhe kryejnë detyrat e tyre zyrtare’.

Ndërsa shumë i shohin ato si një diçka tërheqëse, rojet janë pjesë e trupave të këmbësorisë dhe janë vendosur në kështjellë për të mbrojtur bizhuteritë e kurorës dhe pallatin mbretëror, megjithëse ajo nuk është përdorur si rezidencë mbretërore për shekuj. Kohët e fundit ka shërbyer si burg dhe kopsht zoologjik.

Ministria e Mbrojtjes (MP) tha se ishin në dijeni të ngjarjes dhe se roja në fjalë ishte kthyer për të kontrolluar djalin.

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se një patrullë po afrohej por fëmija fatkeqësisht doli me vrap para ushtarit papritur.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.