Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri 26-vjeçari në Tiranë (Emri)


Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë.

Ai është identifikuar si Elson Murataj dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Mëzezit.

Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plagosjes.

“Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *