Vendosni fjalën kyçe....

Kina zëvendëson ushtarët me robotë në Tibet


Ushtria kineze thuhet se ka zhvendosur një numër të madh mjetesh robotike në rrafshnaltën tibetiane, në vend të ushtarëve etnikë Han të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), për shkak të performancës së tyre të dobët, pasi po përballen me temperaturat e ulëta dhe ajrin e ftohtë të Tibetit.

Sipas një raportimi nga Times Now News, të martën më shumë se gjysma e mjeteve robotike kineze ishin drejtuar për në Ladakh, rajoni ku ndodhet Kina ballë për ballë kundër ushtrisë indiane në një kufi të diskutueshëm.

“Duke qenë  terren i vështirë, ushtarët kinezë Han të papërdorur ndaj të ftohtit dhe lartësisë së madhe, Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) ka filluar të përdorë mjete robotike për transport dhe madje edhe zbulim.”- raporton gazeta.

Sipas Times Now News, komanda tibetiane e PLA i braktisi kiborgët dhe iu drejtua drejtpërdrejt robotëve vrasës: ”PLA ka zhvendosur 88 automjete tokësore pa pilot ose UGV Sharp Claë në Tibet, dhe 38 prej tyre në pjesën perëndimore të provincës, afër vendit ku ushtritë indiane dhe kineze ende përballen me njëra-tjetrën.”

Kina dhe India forcuan praninë e tyre ushtarake në Ladakh pas një beteje vdekjeprurëse në Luginën e lumit Galëan në qershor të vitit 2020.