Vendosni fjalën kyçe....

Andi Dobrushi kundër hartës së re të Gjyqësorit: Rrezikon zbatimin e Reformës në Drejtësi


Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi është shprehur sot kundër hartës së re gjyqësore.

Në një postim në “Twitter”, Dobrushi thotë se harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi.

“Nuk mund të ketë drejtësi PËR qytetarin LARG qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi.”-shkruan ai.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë me datë 8 qershor hartuan projektin e ri, të cilin e dërguan për shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë duke kërkuar që nga “22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm, gjashtë gjykatat administrative të shkallës së parë dhe gjashtë gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe dy gjykata administrative në shkallë të parë, dhe një gjykatë apeli”.

Me pak fjalë kërkuan një ulje të numrit të gjykatave.