Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Milot-Rubik, pas fëmijës 3-vjeç ndërron jetë edhe babai


Thellohet tragjedia nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik, ku humbi jetën një fëmijë 3-vjeç.

Televizioni “News 24” raporton se pas djalit ka ndërruar jetë në spital edhe babai i tij. Trupi i pajetë i babait të 3-vjeçarit ndodhet në morgun e Lezhës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot -Rrëshen, ku janë përplasur një mjet tip‘Benz’ me një tjetër tip ‘Opel’. Mediet kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në aksident.

Mjeti tip ‘Benz‘ i përfshirë nga flakët është djegur plotësisht, ndërkohë që shoferi i tij ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Në spital ndodhet edhe nëna e fëmijës.