Vendosni fjalën kyçe....

Rama me Ahmetajn në Kavajë: 153 familje futen në shtëpitë e reja


Kryeministri Edi Rama dhe  ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj pasditen e sotme ndodhen në Kavajë ku u kanë dorëzuar 153 shtëpi individuale familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

 “Zemra plot. Në Kavajë, aty ku sot në këtë prag të Vitit të Ri, dorëzojmë 153 banesa në pallate të reja, më të bukura, më të mëdha, më të forta për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.”- shkruan Rama krahas videos së transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ndërkohë ministri Ahmetaj gjatë fjaloës së tij, u shpreh se procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, as financiar por solidariteti i një mazhorance për një popull të tërë pa asnjë dallim.

“Jemi në këtë ditë ku 153 familje që sot futen në shtëpitë e reja të bëra falas që trashëgohen brez pas brezi. Procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, as financiar por solidariteti i një mazhorancë për një popull të tërë pa asnjë dallim. Ky bllok është obelist solidariteti që mban emrin e Edi Ramës. Po e përjetoj këtë pjesën e festave me një emocion të veçantë që jam munduar ta fsheh pasi kthimi i familjeve në shtëpitë e tyre është kënaqësia.”– tha ai.

Ahmetaj shtoi se janë edhe 2 blloqe të tjera me 130 dhe 76 shtëpi që do u dorëzohen familjeve të prekura në muajin janartë vitit 2022.

“Në një tjetër bllok janë edhe 130 apartamente të tjera që në fund të janarit do tu jepen familjeve. Më tej janë edhe 76 apartamente familjet e të cilëve do të futen në shtëpi të rindërtuara falas. Ky proces do të mbetet në mendjen e njerëzve ku politika reflektoi dhe bën atë që të presin. 

Janë vite punë dhe askush nuk është lënë vetëm. E nisëm me 12 mijë familje në çadra dhe sot janë vetëm 100 që marrin bonus. Në 11 bashkitë janë 12 mijë fëmijë që do të futen në shtëpitë e tyre të reja dhe janë 35 mijë familje që kanë përfituar nga ky proces. Ky ka qenë një nga proceset më transparente dhe kanë marrë pjesë 400 kompani. Ky është mandati i shërbimit të qytetarëve. Jam i lumtur për këto ditë që i përjetojmë së bashku.”– tha ai.