Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ka mendim ndryshe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Na dha ne të drejtë


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mendon njësoj si Top Channel për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e gjeti të paligjshëm miratimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me PPP dhe vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë të godinës.

Veliaj kapet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thotë “ Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën”.

Por në pikën me tekst thuhet pranimin pjesërisht të kërkesës “Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.”.

Pra logjikisht i bie që nëse vendimi për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës është anti-kushtetues atëherë dhe rrjedhimisht edhe vendimi për prishjen del nul pasi normalisht kur një godinë vendimi i të cilës për kalimin në pronësi të Bashkisë nuk ka qenë i ligjshëm atëherë dhe vendimi për prishjen e saj s’ka se si të qëndrojë.

Por për një qartësim duhet të pritet zbardhja dhe arsyetimi i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan, boll humbëm kohë me histeri, si me çdo projekt të madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”-shkruan Veliaj.