Vendosni fjalën kyçe....

Vladimir Putin: Rusia ka nevojë për më shumë njerëz


Popullsia e vendit më të madh në botë zbehet në krahasim me madhësinë e tij. Kështu ka thënë presidenti rus Vladimir Putini, sipas të cilit popullsia e Rusisë prej 146 milionë banorësh nuk është e mjaftueshme për të mbushur territorin e madh të vendit, prej më shumë se 17 milionë kilometra katrorë.

Putin e bërë këtë deklaratë ndërsa po komentonte mbi një sërë çështjesh demografike me të cilat ai tha se vendi i tij po përballet.

Udhëheqësi rus preku uljen e jetëgjatësisë që erdhi si rezultat i pandemisë Covid-19, duke vënë në dukje se mosha mesatare e njerëzve që humbën jetën ishte 71.5 vjeç vitin e kaluar dhe ra në 70.1 vjeç këtë vit.

“Nga këndvështrimi humanitar dhe gjeopolitik, duke pasur parasysh njerëzit e vendit – 146 milionë për një territor kaq të gjerë janë absolutisht të pamjaftueshëm.”- tha Putin, citon RT.

Ai shtoi se kjo shifër është gjithashtu një disavantazh ekonomik pasi vendi i tij nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme. “Tani kemi rreth 81 milionë njerëz në moshë pune.”- vuri në dukje ai. “Duhet ta rrisim seriozisht atë deri në vitin 2024 dhe 2030. Është një nga faktorët e rritjes ekonomike”.

Vërejtjet e Putinit vijnë pasi Rusia regjistroi rënien më të madhe vjetore të popullsisë në 15 vjet. Në janar, Rosstat, shërbimi zyrtar i statistikave të qeverisë, zbuloi se numri i njerëzve që jetonin në vend ra me 510 mijë në vetëm 12 muaj mes pandemisë së Covid-19, rënies së nivelit të lindjeve dhe më pak prej imigrimit.

Megjithatë, në mars, zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova tha se popullsia e Rusisë po tregonte shenja të daljes nga një rënie afatgjatë. “Nëse, në vitin 2019, rënia e shkallës së lindjeve ishte rreth 8%, atëherë në vitin 2020, kjo shifër tashmë është ulur në 3%.”- zbuloi ajo. Numri i grave që kryenin abort, po ashtu ishte ulur me rreth 40%, dhe më shumë nëna po mbanin foshnjat e tyre.