Vendosni fjalën kyçe....

Kreu veprime të turpshme ndaj dy të miturave, arrestohet 56-vjeçari në Durrës


Një 56-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave.

“Sipas informacioneve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se kanë qenë familjarët që kanë denoncuar rastin duke vënë policinë në veprim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *