Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën 24-vjeçari e bashkëudhëtarja


Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur në Lezhë.

Një mjet ka dalë nga rruga pranë Tales e për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i tij, 24-vjeçari me iniciale K.M. e bashkëudhëtarja me iniciale A.A.

Shkaqet e aksidentit nuk janë zbuluar ende po paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi

“Në rrugën e Talës,  Lezhë,  automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”