Vendosni fjalën kyçe....

Përgatituni për dozën e katërt Covid, thotë Instituti Tony Blair


Instituti i kërkimit i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair i ka bërë thirrje qeverisë të krijojë një ekip komandimi dhe kontrolli që mund ta ndihmojë atë t’i dalë para kurbës e të nxjerrë shpejt më shumë vaksina.

Në një artikull të botuar të martën, Instituti Tony Blair tha se qeveria britanike duhet të kërkojë të zhvillojë infrastrukturën që do ta lejonte atë të mobilizojë fushata të reja vaksinimi brenda 48 orëve.

Me perspektivën e shfaqjes së më shumë varianteve të Covid, ai theksoi se ‘mund të nevojitet së shpejti një dozë e katërt e vaksinës’. Duke vënë në dukje shembuj nga kombet e tjera, instituti tha se Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin duhet të bëjë më shumë, duke përfshirë miratimin ‘me shpejtësi’ të përdorimit të vaksinave Covid-19 tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç në një përpjekje për të frenuar përhapjen.