Vendosni fjalën kyçe....

Serbia dërgon tanket moderne të dhuruara nga Rusia në Jarinjë, ushtria në gadishmëri në Rashkë e Novi Pazar (Video)


Situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duket e tensionuar. Dhe gjasat janë që tensionet të shtohet pasi Serbia vijon të përshkallëzojë dhe shtojë mjetet e rënda në kufi ku tashmë nuk ka vetëm trupa.

Njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.

Një video e postuar në rrejtët sociale tregon njësitë e blinduara ushtarake Serbe nga Rashka në lëvizje drejt vijës administrative të Kosovës.

Bëhet fjalë për tanke të modernizuara T-72 MS të pajisura me optikë të re dhe pajisje më moderne luftarake, të cilat janë pjesë e donacionit ushtarak rus për Serbinë.