Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet agjenda e takimit për “Ballkanin e Hapur”, nga darka në Elbasan te nënshkrimi i marrëveshjeve, i pranishëm edhe Aleks Soros


Është zbardhur agjenda e takimit të nismës “Ballkani i Hapur” e cila këtë herë zhvillohet në Shqipëri.

Delegacionet do të priten në Elbasan pasditen e sotme ku dhe do zhvillojnë një darkë zyrtare.

Të pranishëm në darkë do jenë Kryeministri Edi Rama, Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe disa ministra nga të treja palët.

Ajo që vihet re është se mbrëmjen e sotme në darkën zyrtare do jetë edhe Aleks Soros djali i miliarderit George Soros si dhe Jim O’Brien, Këshilltar në Këshillin Atlantik.

Ndërsa më 21 dhjetor delegacionet do zhvillojnë takimin zyrtar në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku dhe do nënshkruhen 5 marrëveshje:

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2.Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3.Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)”.

Në këtë takim do jetë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhely.

AXHENDA DATA 20 DHJETOR
18.30 – Mbërritja në Elbasan

19.00 – Darka zyrtare e delegacionit

Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë

Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimović,
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev
Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien
Zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros

AXHENDA DATA 21 DHJETOR

09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)

09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)

Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

09.30 – Seancë Plenare
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez

Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,

10.30 – Pushim

10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2.Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3.Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

Paneli:
Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania
Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Branislav Nedimović
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Dimitar Kovacevski
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa

Në seancë marrin pjesë edhe:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur

14.00 – Dreka zyrtare

16.00 – Nisja e delegacioneve