Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj Tahirit në GJKKO, shkak mungesa e avokatëve të Jaeld Çelës


Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar ndaj ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri dhe efektivit të policisë Jaeld Çela.

Seanca është shtyrë për në datën 5 janar në orën 10:00.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Jaeld Çelës.

Më 25 nëntor dosja e Tahirit kaloi për seancë gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit kjo pasi më 28 shtator Gjykata e Lartë vendosi që të rikthejë çështjen për gjykim në Apelin e GJKKO duke rrëzuar këresën e SPAK për gjykim në shkallë të parë.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.