Vendosni fjalën kyçe....

ABEOK i kërkon KQZ-së pajisjen me vendimin për votimin e emigrantëve: S’kemi marrë përgjigje edhe më parë


Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor e Konservatorët) ka dorëzuar në KQZ ankesën e tij duke kërkuar që të pajiset me vendimin për votimin e emigrantëve shqiptarë jetojnë jashtë vendit.

Ata pretendojnë se e kanë kërkuar diçka të tillë edhe më parë po nuk kanë marrë përgjigje.

“Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Këkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, thuhet në kërkesën e bërë nga ABEOK në KQZ.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *