Vendosni fjalën kyçe....

Pronari i zemëruar hedh në erë makinën e tij Tesla (Video)


Një burrë finlandez, i cili u trondit nga kostoja e zëvendësimit të baterisë për makinën e tij ‘Tesla Model S’, vendosi që të hidhte në erë makinën e tij elektrike me një bedel të Elon Musk brenda.

Pronari tha se e humbi besimin në kompaninë e Musk pasi iu tha të paguante 20,000 euro (rreth 22,500 dollarë) për një bateri të re për makinën e tij. Me sa duket, ai ishte ndër blerësit e hershëm të Tesla Model S, i cili kishte ekzistuar që nga viti 2012, kështu që garancia e tij kishte skaduar tashmë.

Burri nuk ishte i gatshëm të paguante një shumë kaq të madhe, në vend të kësaj kontaktoi blogerët nga kanali lokal Pommijätkät në YouTube, të cilët janë të specializuar në hedhjen në erë të gjërave.

Tesla e tij u dërgua në një gropë piktoreske të mbuluar me borë diku në shkretëtirën e Finlandës dhe u ngarkua me 30 kilogramë dinamit.

Para shpërthimit, një manekin me fytyrën e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, u vendos në sediljen e shoferit. Shpërthimi masiv që e ktheu makinën elektrike në një grumbull rrënojash u filmua nga disa këndvështrime dhe i bëri të entuziazmuar të gjithë ata që punuan në realizimin e  videos, përfshirë ish- pronarin e makinës.

Një ‘Tesla Model S’ kushton nga 95,000 dollarë deri në 130,000 dollarë.