Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e flamurit serb në Tiranë, shoqërohen në polici tre persona


Tre persona janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se i vunë flakën flamurit serb gjatë protestës së zhvilluar pasditen e sotme para kryeministrisë në Tiranë.

Ata janë duke u marrë në pyetje nga policia.

Protesta e sotme u njoftua nga ish-kryeministri Berisha më 18 dhjetor, pas përfundimit të referendumit të thirrur prej tij për shkarkimin e kreut të PD-së, Basha.

Protesta u zhvillua kundër nismës së Ballkanit të Hapur teksa në Tiranë kanë ardhur presidenti serb Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev.