Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu prezanton strategjinë vjeshtë-dimër në përballje të Covid-19: Do rriten testimet dhe kapacitetet logjistike


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasitrliu prezantoi ditën e sotme strategjinë e Testimit dhe Hetimit Epidemiologjik Vjeshtë-Dimër.

Sipas prezantimit të ministres kjo strategji do ti përgjigjet situatës që pritet në vjeshtë dhe dimër mbi epideminë e shkaktuar nga Covid-19, dhe do përqendrohet në rritjen e testimeve dhe kapaciteteve logjistike.

Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit duhet të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”- tha Manastirliu.

Një shtyllë tjetër e strategjisë do jetë zgjerimi i kapaciteteve me pajisje të reja dhe sistem të automatizuar për testimin në terren.

Nga muaji Shtator do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja për ekstraktim automatik, sistem të automatizuar për testimin e terrenit, pajisje ftohëse për ruajtjen e mostrave, sistem i integruar për menaxhimin e informacionit në laborator. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në rrjetin e laboratorëve COVID-19 në bashkëpunim me sektorin publik dhe privat”, tha Manastirliu.

Duke filluar nga muaji Shtator do të rriten me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren. Si dhe do të shtohet flota e dedikuar e Njësive Lëvizëse  për hetimin epidemiologjik në terren. Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë-dimrin, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara me disa herë.

Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”- tha Manastirliu.