Vendosni fjalën kyçe....

PE zbulon pse e fshiu deklaratën e 3 eurodeputetëve: Mesazhi i njëjtë


Parlamenti Europian ka sqaruar se për çfarë arsye fshiu mbrëmë nga faqja zyrtare, deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve për qeverinë shqiptare dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Në një përgjigje për “BalkanWeb”, zyra e shtypit të Parlamentit Europian thotë se deklarata finale ishte publikuar gabimisht por se mesazhi i deklaratës është i njëjti dhe i qartë: Pra se Marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore duhet të zbatohet plotësisht.

 “Përshëndetje Balkanweb.com,
Faleminderit për e-mailin tuaj.
Deklarata është përsëri në internet.
Për shkak të një gabimi, versioni i parë jo përfundimtar i deklaratës u ngarkua gabimisht.
Mesazhi i deklaratës është i njëjtë dhe është e qartë, marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore duhet të zbatohet plotësisht”, thuhet në përgjigjen e Parlamentit Europian.

Pasi kishte fshirë mbrëmë deklaratën, sot Parlamenti Europian e ripublikoi me një ndryshim. U hoq ultimatumi se çdo modifikim i marrëveshjes së 5 qershorit pa konsensus mund të rrezikojë integrimin, me një deklaratë më të zbutur ku theksohet rëndësia e konsensusit dhe e kësaj marrëveshjeje për procesin e integrimit të Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *