Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi raporton të dhënat nga terreni, zbulon sa anëtarë të PD-së kanë votuar për shkarkimin e Bashës


Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Vokshi, ka njoftuar se deri tani 11 mijë e 600 anëtarë të PD-së kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Ajo shtoi se numri i tanishëm është vetëm pas katër orë votimi ndërsa pritet të rritet edhe më shumë në vijim duke cituar të dhënat nga terreni.

“Kanë votuar 11 mijë e 600 demokratë, në qendrat e votimit ka fluks, ky numër tani që po flasim duhet të jetë edhe më i lartë nga sa raportuam. Jemi në qendra të ndryshme të votimit, komisioni për ogranizimin jemi të gjithë në terren, marrim shifrat dhe i raportojmë.” – tha Vokshi.