Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi Kombëtar i PD-së, nis mbushja e Pallatit të Kongreseve (Fotot)


Ka nisur mbushja e Pallatit të Kongreseve me delegatët e anëtarët e PD-së që kanë ardhur në Kuvendin Kombëtar të partisë.

Ata janë mbledhur të shumtë në numër para sheshit dhe po hyjnë brenda. Sot pritet të merren një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilëve edhe përjashtimi nga strukturat qendrore të partisë i personave të shpallur non grata.

Po kështu do miratohet edhe aksioni politik e riorganizimi i partisë si dhe ngritja e një strukture të re partnere, ‘Aleanca e Qytetarëve për Demokraci’ që sipas selisë blu do shërbejë si urë komunikimi me shoqërinë.

*Foto Credit: Shqiptarja