Vendosni fjalën kyçe....

Rama, Vuçiç e Zaev letër të hapur dy ditë para takimit në Tiranë: Jemi jashtë BE-së nga të politika e brendshme të vendeve anëtare


Kryeministri i Shqipërisë Rama, presidenti i Serbisë Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev kanë shkruar një letër të hapur mbi nismën e Ballkanit të Hapur. Ata u bëjnë thirrje tre vendeve të tjera të rajonit, Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës, që t’i bashkohen nismës për të ndihmuar në integrimin e rajonit dhe për të lehtësuar e përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

letër theksohet se qytetarët e Ballkanit perëndimor janë lënë jashtë integrimit në BE për shkak të politikës së brendshme të vendeve anëtarë, gjë që sipas tyre ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion e mungesë investimesh.

Në letrën e botuar nga një media malazeze thuhet gjithashtu se nisma e Ballkanit të Hapur është çuarje përpara e Procesit të Berlinit e do ndihmojë në kapërcimin e pengesave sociale, ekonomike e tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike e bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Tre liderët thonë se ndërsa administrata amerikane e disa liderë të BE-së e kanë mbështetur këtë nismë, është koha që e gjithë BE-ja ta mbështesë atë.

Presidenti serb Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev do qëndrojnë në Tiranë në datat 20-21 dhjetor. Mdërkohë të hënën më 20 dhjetor, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar zhvillimin e një protestë kundër ardhjes së presidentit Vuçiç në Tiranë e kundër nismës së Ballkanit të Hapur.