Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia në stadiumin “Air Albania”, plagoset një 40-vjeçar


Një ngjarje e dyshuar aksidentale ka ndodhur në stadiumin kombëtar “Air Albania” ku një shtetas ka rënë nga një lartë e vogël.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.M 40 vjeç i cili në momentin e rrëzimit ishte duke punuar.

Ai është dërguar në spital dhe sipas njoftimit të policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.