Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njofton konferencë për shtyp nga selia blu


Pas përfundimit të referendumit të thirrur nga Sali Berisha ky i fundit do zhvillojë një konferencë për shtyp.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të Sali Berishës konferenca do zhvillohet prej orës 20:00 në selinë blu.

Gjithashtu në selinë blu ka shkuar edhe Lulzim Basha i cili ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së pas Kuvendit të zhvilluar ditën e sotme.