Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje të ashpra mes policisë e protestuesve në samitin e G7-s në Francë (Fotot)


Policia franceze përdori makinat me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur pranë Biarritz, ku po zhvillohet samiti i G7-ës, që do zgjasë për 3 ditë me radhë.

Mijëra aktivistë kundër globalizmit, separatistët baskë dhe Jelekët e Verdhë ecën nga qyteti francez Hendaye në Irun në Spanjë, duke tundur banderolat që bënin thirrje për një marrëveshje për klimën, të drejtat e homoseksualëve dhe një model ekonomik më të drejtë.

Përplasjet e ashpra u shoqëruan me lëndime nga të dy krahët ndërsa dhjetëra protestues u ndaluan nga policia.

Disa protestues hodhën gurë ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me makinat me ujë, shkopinj e lotsjellës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *