Vendosni fjalën kyçe....

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, zbulohen emrat e 5 kandidatëve që garojnë për vendin vakant të Gani Dizdarit


Gjykata e Lartë ka publikuar sot emrat e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas njoftimit, kanë kandiduar pesë gjyqtarë për t’u bërë pjesë e Kushtetueses, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në vend të Gani Dizdarit, i cili u largua pasi i mbaroi mandati.

Pesë kandidatët në garë janë, Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj.

NJOFTIMI 

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar) që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:

  1. Brunilda Kadi
  2. Ilir Toska
  3. Holta Zaçaj
  4. Manjola Xhaxho
  5. Tartar Bazaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.