Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze: Duhet të bllokoj arkivën e TemA-s, Basha dhe Berisha po e përdorin për të akuzuar njëri-tjetrin


Gazetari Mero Baze, ka publikuar një video-satirike me deklarata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, kundër njëri-tjetrit.

Baze shkruan se duhet të mbyllë arkivën e gazetës së tij “Tema”, pasi Basha e Berisha “i kanë vjedhur” të gjitha shkrimet për t’i përdorur kundër njëri-tjetrit.

“Duhet të mbyll arkivën e gazetës Tema onlinë pasi këta më kanë vjedh gjithë shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri tjetrit. Unë i kam bërë për të mirën e PD jo për ‘sherr brenda familjes’.”- shkruan Baze, ndërsa shpërndan videon në fjalë.

Në këtë video Basha i bën akuza Berishës për 21 Janarin, ndërsa ky i fundit për çështjen e “Toyota Yarisi”-it e çështje të tjera.

 

Në Partinë Demokratike ka nisur një betejë e brendshme, ku demokratët janë ndarë në mbështetës të Bashës dhe të Berishës, që pas shpalljes së këtij të fundit “non grata” nga SHBA dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha, u votua për shkarkimin e Bashës nga ajo pjesë e demokratëve që janë të pakënaqur me të.

Ditët e fundit ka patur edhe përplasje mes demokratëve në “shtëpinë” e tyre, pas pretendimeve se janë ndryshuar bravat e dyerve./ Hashtag.al