Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari poston videon kur sulmon Veliajn në Foltore


Aktivistja konservatore Evi Kokalari e cila i është bashkuar Sali Berishës dhe tashmë ka një rol si komisionere për Rithemelimin e PD-së, ka reaguar pas videos së djeshme që ka qarkulluar në disa medie, ku shpreh vlerësime për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ajo ka publikuar një video, ndërsa e sulmon Veliajn nga Foltorja dhe i drejtohet aktivistes Elona Caslli, duke thënë se ajo mund të ulet dhe me Ramën e me Veliajnë për kafe, por ua thotë gjërat në fytyrë.

Elona Caslli, unë jam nga ato që mund të ulem nesër për kafe dhe me Edi Ramën dhe Veliajn, por gjithashtu s’kursehem kurrë për t’ja thënë realitetin copë në fytyrë.

Ju, jo vetem që nuk e keni atë kapacitet, por shoh qartë që ju mungon IQ e duhur për të kuptuar si funksionojnë politika & diplomacia. Dialogu hap shumë dyer. Mos komunikimi me oponentin, të bën thjeshtë një militant.

Herës tjetër që hidhni baltë mbi integritetin tim duke manipuluar videot, ju sygjeroj mos më fusni më mik që të fshij mesazhet ndaj jush. Madje, do intesifikoj çdo sulm publik, derisa ta ndjeni dëmin tek ndjekësit tuaj. Çdo gjë është ‘Fair Game’. Dhe kjo shkon për të dy ju, ty & Sejkon e Desadës.

… dhe kur flet për dinjitet, kujtohu që dinjitetin e bëjnë virtutet, jo fjalët!!”– shkruan Kokalari ndërsa ndan videon.

Por çfarë thotë Kokalari në video për Veliajn? “Kini mendjen te Erion Veliaj se është kokë e këmbë individ i George Sorosit. Edi Rama mund të ikë nesër, pasnesër, por Erion Veliaj mund të jetë më i rrezikshëm se Rama, dhe ju them të tërëve ta keni mendjen tek ai.”- janë fjalët e saj.

Ky reagim i Kokalarit vjen pas videos së rikthyer në rrjet, ku ajo disa vite më parë “përkëdhel” Erion Veliajn për një ndihmë që ai i ka dhënë për një nismë të sajën.