Vendosni fjalën kyçe....

Vetëhelmohet me ilaçe gruaja në Shkodër


Një tjetër grua ka tentuar të helmojë veten, duke konsumuar një sasi medikamentesh.

Gruaja 40-vjeçare nga Shkodra, me inicialet L.H, pasi ka konsumuar disa ilaçe ka përfunduar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 21. 11. 2018, në banesë në fshatin Zus, është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja L. H., vjeçe 40,  e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës”, njofton policia.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar 40-vjeçaren drejt marrjes së këtij vendimi kaq drastik, mirëpo ky nuk është rasti i vetëm gjatë këtij muaji.

Rasti më i fundit ndodhi javën e kaluar ku një grua 33-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me ilaçe. Ditë më përpara një 48-vjeçare nga Durrësi kishte bërë të njëjtën gjë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *