Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Lufta ndaj korrupsionit prioritet kryesor i PD-së, veting në politikë sa më shpejt


Kreu i PD-së Basha ka theksuar sot se lufta ndaj korrupsionit është prioriteti kryesore i PD-së.

Në një bashkëbisedim me gazetarët kryedemokrati theksoi se qeveria e Edi Ramës është më e korruptuara në mbarë rajonin e Europën.

Ai tha se pa luftë ndaj korrupsionit nuk mund ketë zhvillim të vendit, për më tepër që është prioritet kryesore i SHBA-së.

“Mesazhi i parë është lufta ndaj korrupsionit njësoj si dekriminalizimi është jetike për integrimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve. Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni, Shqipëria nuk është e varfër po e vjedhur. Mafia e incineratorëve ka financuar heqjen e gazetarëve nga puna, heshtjen e medias për këto afera. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën ne. Kemi qenë këtu për tre javë rresht për këtë aferë. Po nuk jemi ndalur, i jemi drejtuar SPAK-ut, për ta hetuar. Pa rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit nuk mund të ndryshojë asgjë. Misioni numër një i PD-së dhe i imi si kryetar është lufta ndaj korrupsionit. Kur SHBA-ja shpall luftën ndaj korrupsionit si prioritet, që cenon interesin e tyre kombëtar, po ne këtu?  Vetingu i politikanëve është vetëm një mjet në këtë luftë.” – tha Basha.