Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i SPAK-ut për incineratorin e Elbasanit, shoferi i Arben Ahmetajt dyshohet se dekonspiroi arrestimet


Ditën e djeshme ish-ministri Lefter Koka u arrestua me urdhër të SPAK-ut, lidhur me hetimet për incineratorin e Elbasanit.

Koka ishte vetëm njëri nga personat për të cilët ishte prerë urdhërarresti, ndërsa Klodian Zoto e Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur ende nga policia.

Sipas gazetares Klodiana Lala, dyshohet se aksioni i SPAK-ut është dekonspiruar pasi Zoto e Gugallja kanë mundur të largohen në kohë.

Për më tepër që policia i ka pasur nën mbikëqyrje Zoton e Gugalljan dhe është mister fakti se si të dy kanë mundur të largohen. Persona të afërt me një ish-ministër janë parë të shkojnë në zyrën e një ish-ministri tha ajo, pa e specifikuar se për kë bëhej fjalë, e pas kësaj Zoto e ka mbyllur zyrën dhe është larguar.

Hashtag.al është interesuar për të marrë vesh personin që ka qenë në zyrën e Zotës e mësoi se bëhet fjalë për shoferin e zv.kryeministrit Ahmetaj, asokohe, ministër i Financave.

Shoferi i Ahmetajt është pikasur edhe nga shërbimet policore që kanë pasur nën mbikëqyrje Zoton e Gugalljan. Dyshohet se është ai personi që ka mbajtur në dijeni e kontakt Zoton për aksionin e SPAK-ut.