Vendosni fjalën kyçe....

Putin zbulon se ka punuar si shofer taksie në vitet ’90


Në një intervistë, presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar se ai u detyrua të punonte si shofer taksie në vitet 1990, kur u gjend në një gjendje të vështirë financiare.

Duke pranuar se nuk i pëlqente “të fliste për këtë”, ai ndau detajet e panjohura më parë në një dokumentar të quajtur “Historia e fundit”, i cili shqyrton tre dekadat e fundit në Rusi.

“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë si shofer taksie. Është e pakëndshme të flasë për këtë, por, për fat të keq, ishte kështu.”– tha Putin, citon Rbc.

Filmi me metrazh të gjatë përshkruan rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe ngjarjet e trazuara që pasuan, dhe ndjek kursin e vendit deri në Rusinë moderne, me Putinin në krye. Ky dokumentar do të transmetohet për herë të parë në televizionin rus të dielën.

Në vitin 2018, Putin kishte përmendur se në vitin 1996, kishte pasur idenë për të punuar me kohë të pjesshme si shofer taksie, pasi shefi i tij i atëhershëm, Anatoly Sobchak, humbi një garë elektorale për të siguruar një mandat të dytë si kryebashkiak i Shën Petersburgut. Si këshilltar i lartë i Sobchak, ai kishte udhëhequr fushatën e tij për votim. Megjithatë, asokohe Putin nuk konfirmoi se kishte punuar si taksist.

Pas humbjes së Sobchak, ndërkohë që ai punonte shpesh herë me taksi, Putinit iu ofrua një punë në administratën presidenciale në Moskë, të cilën ai e pranoi, duke lënë vendlindjen e tij për në kryeqytetin rus.

Në dokumentar, Putin bëri një tjetër deklaratë të fortë.  Ai thotë se e dinte se “të paktën një operativ i CIA-s” punonte si këshilltar i qeverisë ruse në vitet 1990. Të enjten, kur foli me një panel ekspertësh të të drejtave të njeriut, Putin deklaroi se, gjatë asaj periudhe, agjentët e inteligjencës amerikane ishin infiltruar në strukturat e pushtetit të Rusisë, por se ai i kishte “pastruar ato” me marrjen e detyrës si president.