Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj i përgjigjet Bashës: Askush s’do tolerohet


Pasi kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje prokurorëve dhe policisë të mos i binden urdhrave të kryeministrit, apo ministrit të Brendshëm ka reaguar ky i fundit.

Sandër Lleshaj, thotë se askush nuk do të tolerohet dhe klush bën thirrje të tilla do të përballet me ligjin.

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.

Kreyu i PD-së reagoi sot përmes një deklarate urgjente për arrestimin e 7 qytetarëve nga Librazhdi, mes të cilëve zyrtarë të PD-së.

Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit dhe u bëri thirrje policisë dhe prokurorive të mos i binden urdhrave të tillë.