Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja vendos formatin e fletës së votimit, rrëzon PS-në: Kandidatët do identifikohen me emër e mbiemër, jo me numër


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që qytetarët të votojnë emrat e kandidatëve në fletët e votimit dhe jo numrat.

Kreu i saj, Celibashi ka treguar sot sesi do jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit duk shtuar se fonti i gërmave të përdorura do jetë i ndryshëm për çdo qark.

“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark.” – tha Celibashi.

Më herët, PS-ja kishte kërkuar nga KQZ-ja që në fletën e votimit, kandidatët të identifikoheshin me numra dhe jo me emër e mbiemër.

Ditë më parë, Celibashi theksonte se emrat dhe mbiemrat e kandidatëve në fletën e votimit janë në përputhje me Kodin Zgjedhor si dhe ndihmojnë votuesit që të mos ngaterrhën në ditën e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *