Vendosni fjalën kyçe....

PD kallëzon në SPAK tre deputetët e saj e dy sekretarë: Falsifikuan vulën e simbolet e partisë


Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK trem deputetë e dy sekretarë, të cilët i akuzon për falsifikimin e vulës së partisë.

Të kallëzuarit janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho e Albana Vokshi si dhe sekretarët Ervin Minarolli e Ivi Kaso.

Në kallëzim thuhet se personat në fjalë kanë falsifikuar vulën e simbolet e PD-së edhe pse janë persona që kanë pasur funksione e kësisoj kanë pasur dijeni për rregullat e statutin e partisë.

Pesë personat e kallëzuar ishin pjesë e Komisionit Drejtues të Kuvendit të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’, Kuvend që pretendon se ka shkarkuar kreun e PD-së Basha e kryesinë e partisë.

Basha e kryesia nga ana tjetër e kanë quajtur tubimin të paligjshëm e antistatutor e ditën e djeshme në Këshillin Kombëtar u votua shkarkimi i anëtarëve të kryesisë që iu bashkuan Berishës, mes të cilëve edhe tre deputetët e dy ish-sekretarët e lartpërmendur.