Grabitet një banesë në Memaliaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.5 të qytetit, ku është grabitur banesa e biznesmenit Luan Goxhaj.
Sipas “Balkanweb”, Policia është njoftuar nga komshinjtë të cilët pikasën derën e shqyer, pasi të zotët e banesës nuk ndodheshin në momentin e grabitjes. Nuk dihet ende vlera e parave apo sendeve që janë grabitur.
Policia vijon punën për zbardhjen e autorëve dhe ngjarjes.