Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga makina në Vaqarr, humbet jetën 22-vjeçari


Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në zonën e Vaqarrit në Tiranë.

I riu u përplas nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor me të cilin raportohet se punonte në shërbimin e shpërndarjes.

22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.