Vendosni fjalën kyçe....

Gabriel Escobar në selinë e PD-së për takimin me Bashën


Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar ka mbërritur në selinë e PD-së, për takimin zyrtar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Escobar është shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Sikurse është bërë me dije nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, thelbi i diskutimit mes tyre në këtë takim do të jetë lufta kundër politikanëve të korruptuar.

Escobar dhe ambasadorja Kim u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, dhe deputetja Jorida Tabaku.

Kujtojmë se më vonë, rreth orës 15:00, Escobar do të ketë një takim dhe me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.