Vendosni fjalën kyçe....

Balla komenton qëndrimin e Metës për 30 qershorin: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen, vetëm zbatohen


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Në një prononcim për mediet, Balla tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese as nuk mund të interpretohet dhe as nuk mund të apelohet në shkallë të tjera, por vetëm duhet të zbatohet.

“Ka një rregull që është e shkruar mbi gjithë rregullat e tjerë. Mendoj që duhet ta mirëkuptojmë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimet e GJK janë në të njëjtin nivel me Kushtetutën vetë. Nëse GjK ka një konflikt për një çështje të caktuar, ajo bën interpretimin. Nuk ka më një shkallë tjetër që ta apelosh.

Vendimet e saj vetëm zbatohen. Përtej këtyre vendimeve nuk ka më interpretim. Çdo përpjkekje për të mos i njohur, nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. E kam thënë që ky vendim është i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 2019.

Në 30 qershor ishte një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve. Pati një përpjekje që në fund të mandatit të organeve vendore tu hiqet e drejta qytetarëve të votohet. Çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të votuar. Vendos populli shqiptar që të na sjellë në sallën e Kuvendit, dhe një ditë vendos për të mos ardhur këtu.” – deklaroi Balla.