Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet aksi Vlorë-Radhimë, shkak rrëshqitja e dherave


Masive dheu kanë bllokuar aksin Vlorë-Radhimë si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin në orët e fundit.

Rruga është bërë e pakalueshme për shkak se në pjesë të këtij aksi balta dhe dheu të rrëshqitura nga shpati malor kanë bllokuar qarkullimin për automjetet.

Në qytetin e Vlorës shirat kanë sjellë probleme edhe në rrugët e qytetit pasi për shkak të bllokimit të rrjetit të kolektorëve ka prezencë të ujit në rrugë.