Vendosni fjalën kyçe....

LSI kundër tenderit për parkimet, braktis mbledhjen e Veliajt


Këshilli  i Bashkisë së Tiranës sot diskutoi në lidhje me koncesionet e parkingjeve në kryeqytet.  Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndryshe nga demokratët, morën pjesë në mbledhjen e sotme por u larguan nga mbledhja pasi u shprehën se janë kundër koncensionit  të paarsyetuar që jep Bashkia për parkingjet.

“Jo koncesione të paarsyetuara”, janë shprehur këshilltarët e LSI-së. 

Përpara se të largoheshin ata deklaruan se shërbimet publike janë përgjegjësi e Bashkisë dhe se “Tirana parking” duhet t’i blejë vetë makinetat. Në lidhje me këto reagime, Arbër Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *