Vendosni fjalën kyçe....

“Së bashku do të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar” – Ambasadorja Kim shpërndan mesazhin e Blinkenit


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për korrupsionin.

Në këtë mesazh, Blinken është shprehur se do të ndëshkojnë aktorët e korruptuar.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar.

Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021.

Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën.”- thuhet në mesazhin e Blinkenit të rishpërndarë nga ambasadorja Kim.