Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Yuri Kim bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste


Gjatë foltores së organizuar virtualisht me shqiptarë që jetojnë në SHBA, Sali Berisha e ka cilësuar Ambasadoren Amerikane në Tiranë si sekretaren ideologjike të PS-së.

Berisha tha se përgëzimi i zgjedhjeve të fituara nga socialistët dhe thirrja që i bëri gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores janë shkelje e Kushtetutës Amerikane.

“Dy fjalë zonjës ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranushme. Përgëzimi që iu bëri zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë nga SHBA. Dhe së dyti, thirrja që iu bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës, për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës Amerikane e cila garanton lirinë e shprehjes dhe të fjalës. Këto momente, jo që nuk janë amerikanë, nuk përfaqësojnë SHBA-në, por mbretërinë e censurës dhe George Sorosin e interesat e tij. Megjithatë, unë jam i bindur se PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, u shpreh Berisha.