Vendosni fjalën kyçe....

Dega e PD Rrogozhinë: Na kanë falsifikuar firmat si delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit, do marrim pjesë në datë 18


Dega e Partisë Demokratike në Rrogozhinë ka denoncuar publikisht se i janë falsifikuar firmat për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Ata shprehen se kanë dëgjuar emrat por pohojnë se nuk kanë firmosur për të qenë në Kuvend më datë 11 por kanë firmosur për të qenë më 18 dhjetor Kuvend që do organizohet nga Lulzim Basha.

Ata e quajnë abuzim dhe bëjnë thirrje për demokratët mos të përçahet por të njohin si kryetar të vetëm Lulzim Bashën.

“Janë falsifikuar, është bërë një paçavure, këtu janë falsifikuar firmat, i kanë marrë delegatët me radhë dhe u kanë përmendur emrat, pa firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor”

Dëgjova dhe emrin tim, por unë nuk jam pjesë e atij Kuvendi, unë bashkë me kryetarin e degës së Rrogozhinës, kemi mbledhur firmat për Kuvendin e datës së 18 dhjetorit, më duket jo serioze personat duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Unë nuk kam firmosur, kam firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të kryetarit Lulzim Basha”

“Me emrin tim kanë abuzuar, kanë shkruar emrin, pa i numëruar si dele me 11 duke i fut për t’i numëruar si njerëz, unë jam ai që do jem me 18 dhe jo 11”,

“I bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që ne nuk duhet të përçahemi dhe të njohim një kryetar dhe ai është Lulzim Basha”,-shprehet demokrati.