Vendosni fjalën kyçe....

Denoncuan se ia kanë falsifikuar firmat, reagon kryetari i FRPD: Lexova gabimisht një emër, Kryetari i PD-së Rrogozhinë po mban peng delegatët


Kryetari i FRPD Kryevidh, Eljan Kaja i cili lexoi emrat e delegatëve pjesëmarrës të Kuvendit të 11 dhjetorit ka reaguar kundër Kryetarit të Degës së Rrogozhinës i cili denoncoi se i janë falsifikuar firmat.

Ai sqaron se gjatë leximit përmendi gabimisht një emër që nuk kishte firmosur duke e konsideruar si lapsus këtë veprim për të cilin ka kërkuar falje.

Sqarimi i Eljan Kajës:

Së bashku me disa nga delegatet e Partisë Demokratike dega Rrogozhine shpallem publik emrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga Z.Sali Berisha. Të gjithë delegatët që kanë firmosur , kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë dhe me vetëdijen dhe dëshirën më të madhe për këtë kuvend që përcakton të ardhmen dhe rindërtimin e Partisë Demokratike.

Me statistika kanë firmosur 67% , nga 85 delegatë të degës Rrogozhine 5 janë jashtë vendit dhe 51 kanë firmosur.

Ky është sqarimi i dytë nga unë për këtë çështje, i pari ishte disa orë pas leximit të firmave sepse gjatë leximit të tyre të Grupseksionit Kryevidh ndodhi një lapsus shpejtësie dhe u lexua një delegat që nuk kishte firmosur dhe për këtë gjë kam komunikuar delegatin i cili është dhe kryetari i grupseksionit Ardian Lika dhe i kërkova ndiejë personalisht dhe publikisht me anë të një statusi për të qenë korrekt në këtë proces dhe moralisht.

Tani vjen sqarimi im i dytë pas një deklarate për median të kryetarit të PD Dega Rrogozhinë i cili përfitoi nga ky rast dhe mundohet ta përdori për të manipuluar realitetin dhe për tu munduar të mbaj peng disa nga delegatët siç është mësuar duke bërë.

Por këtë herë çdo gjë është e dukshme , nuk ka kthim pas dhe mos u bëni si kryetari juaj me bazën e tij që rrinë të mbyllur në zyrë po dilni në bazë.

Me vjen keq që jeni katandisur në këtë derexhe.

Me vjen keq që nuk njihni bazën s’keni guxim me dal në bazë por merreni me një lapsus!

Turp që përfitoni nga një lapsus!